Sindroma e vezoreve policistike  është një diagnozë e frikshme- që vjen me një rritje të rrezikut për t’u prekur nga sëmundje të tjera.

Ndërkohë që ju mund të bëni disa ndryshime në dietën tuaj për të përmirësuar gjendjen.
Nëse jeni mbipeshë, të humbni peshë mund të ndihmojë në përmirësimin e gjendjes suaj. Megjithëse jo cdokush me këtë sindromë mund të jetë mbi-peshë.

Nëse humbja  e peshës është pjesë e planit tuaj, ju duhet të rishikoni totalin e kalorive dhe të qëndroni te një normë rreth 1200-1600 kalori në ditë. Dhe duhet të sigurohuni që të ushtroheni vazhdimisht, edhe thjesht të ecni 30 minuta në ditë mund të ketë benefite.

Për të mbajtur sheqerin në gjak nën kontroll, ndiqni këto këshilla:
-Zgjidhni karbohidrate me cilësi të lartë kundrejt karbohidrateve me cilësi të ulët.

Karbohidrate me cilësi të lartë- perime, fruta, fasule dhe drithëra të plota, janë të pasura me fibra, vitamina, minerale dhe ushqyes të tjerë të shëndetshëm. Karbohidratet me cilësi të ulët mund të shkaktojnë goditje të pashëndetshme të sheqerit,

kështu që mund t’ju duhet të limitoni konsumimin e tyre. Karbohidratet me cilësi të ulët përfshijnë: soda, pije të gazuara, ëmbëlsira, biskota, sheqeri në kafe e drithërat e sheqerosura, makaronat, buka e bardhë etj.

-Por hani karbohidrate të shëndetshme në mënyrë të moderuar.

Shijoni 1-2 porcione për vakt. Një porcion është ekuivalent me ½ e kupës së makarona me drithëra të plota, orizit kaf ose fasule/thjerrëza. 1 fetë buke gruri të plotë, 1 porcion me drithëra të shëndetshm, ½ e kupës tërshërë e gatuar, ½ kupës me perime si bizele, misër apo patate; ½ patate mesatare e pjekur ose 1 copë frut. Ju nuk keni pse të limitoni perimet me niseshte-ato kanë kalori të ulëta dhe sasi të larta fibrash.

-Kombinoni proteinat me karbohidratet në vakte të plota e të ndërmjetme.

Të kombinoni një ushqim të lartë në karbohidrate si fruta, perime ose drithëra të plota me proteina, ndihmon në nivelet e sheqerit në gjak pas vaktit që konsumoni. Kështu që përpiquni të shtoni sa më shumë protein në vaktet e plota apo të ndërmjetme.

Zgjedhjet e mira të proteinave përfshijnë: pule pa lëkurë dhe gjeldeti; peshk dhe ushqim deti; fileto ; vezë; qumështi  pa yndyrë ose i papërpunuar (qumështi, kosi, djathi); arra.

/shkollaeshendetit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re