Kur’ani përmend në suren Kijame, sureja 75, ajetet 3 dhe 4:
“A mendon njeriu se nuk do t’i tubojmë eshtrat e tij?
Po, do t’ia tubojmë! Duke qenë se Ne jemi të zotët t’ia rikrijojmë si kanë qenë edhe majat e gishtave të tij!”.
Ishte në vitin 1880 kur Sir Francis Gold zbuloi metodën e vurjes së shenjave të gjishtërinjve, dhe ai tha se ndoshta në miliona njerëz nuk mund të gjesh dy njerëz me shenja të njëjta të gishtërinjëve.
Dhe sot kjo metodë e shenjave të gishtërinjve përdoret nga policia për të identifikuar kriminelët, përdoret nga CIA, nga FBI, nga policët anembanë botës.
Dhe sot shkenca ka ardhur në përfundim që edhe binjakët që ngjasojnë aq shumë me njëri-tjetrin dallojnë në shenjat e gishtërinjve.
Këtë fakt, këtë zbulim të fundit nga shkenca moderne All-llahu i Gjithdijshëm e ka përmendur në librin e tij para 1400 vitesh.