Britania sot regjistroi më shumë se 100 vdekje nga koronavirusi për herë të parë pas katër muajsh, ku u regjistruan 143 viktima, ndërkohë që u shënuan 17 234 raste të reja.

Sipas statistikave të Departamentit të Shëndetësisë, duket se ka një rritje të personave që po humbin jetën nga Covid-19, që nga 17 qershori.

Për krahasim, 76 vdekje u regjistruan të Martën e kaluar, si dhe 50 dje – por llogaritjet ndryshuan duke filluar nga kjo javë pasi numri i rasteve fatale u rrit.

Të dhëna të veçanta sot zbuluan se numri i vdekjeve nga Covid-19 në Angli dhe Uells është rritur për të katërtën javë me radhë.

Por të njëjtat të dhëna, nga Zyra për Statistikat Kombëtare (ONS), tregojnë se vetëm një person nën moshën 30 vjeç ka vdekur që nga gushti.

Sekretari i Strehimit Robert Jenrick pranoi se qeveria është e gatshme të ‘shkojë më tej’ pasi Kryeministri zbuloi sistemin e tij të ri ‘me 3 nivele’ të kufizimeve.

Jenrick vuri në dukje nivele të larta të infeksionit në zona të tilla si Manchester dhe Nottingham, duke bërë thirrje për udhëheqësit lokalë që të bien dakord për kushtet dhe kufizimet.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re