Eksperti i aksidenteve rrugore Fisnik Ziçishti tha në studion e “Fax News” se në krahasim me vitet e shkuara është ulur kurba e aksidenteve në vend.

Ziçishti theksoi se pavarësisht sinjalistikës së rregullt, kryesisht në Tiranë, shoferët kryejnë shkelje të ndryshme duke marrë kështu dhe gjoba administrative.

Ai tha ndër të tjera se duke nisur nga përdorimi i telefonit e deri te kontrolli i shpejtësisë, janë shkelje që kanë potencial të madh për aksidente.

Ziçishti: Kur ndodh një aksident rrugor ngrihet një grup hetimor, është Prokuroria ajo që ndjek hetimet, janë shumë aktorë. Kur ngjarja është në hetim, nuk shprehemi dot. Në krahasim me vitet e kaluara, kurba e aksidenteve rrugore e ulët.

Tirana në përgjithësi me sinjalistikën është në rregull, u shtrenjtua nafta por trafiku vazhdon i njëjtë. Ka nevojë për punë tek sinjalistika, studimin e rrugëve por kryeqyteti është i pajisur.Sinjalistika është e rregullt por edhe në qytetet e tjera kryesore. Kujdesi i shoferëve duhet të shtohet për të shmangur aksidentet rrugore.

Unë jam në dijeni që në shkolla, nga Drejtoria e Policisë dheMinistria e brendshme po punohet në shkolla me specialistë të zonave për të mësuar rregullat e qarkullimit. Nuk jam i qartë për kurrikulat në nivelet mësimore. Ka shumë specialist, të cilët njëherë në jave edhe nga Drejtoria e Transportit mund të shkojnë dhe të japin mësim.
Masat administrative janë edukuese, ka shkelje rrugore por këto masa nisin që nga përdorimi i telefonit, është potencial I fuqishëm për aksident.

Kemi vetëkënaqësinë e tepruar, kur sidomos adoleshentët i japin makinës në formë brutale, pastaj është alkooli. Ecja me shpejtësi, duhen menduar pasojat, më mirë dil nga shtëpia 5 minuta para që të shkosh i sigurt në destinacion.

Ndërrimi i korsisë është problem më vete. Radarët që kapin cdo lloj shkelje, sepse është makinë inteligjente. Mbulohet një segment i caktuar rrugor, me këto mjete po punojmë dhe ky lloj radari e kap shkeljen e gjoba të vjen në shtëpi. Pikët e patentës ulen në varësi të shkeljes, pavarësisht moshës së shoferit.

(E.D/faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re