Skip to content

Kurban Bajrami/ Besimtarët muslimanë falen në sheshin “Skëndërbej”

Subscribe

Besimtarët muslimanë festojnë sot Kurban Bajramin. Kjo është një nga ditët më të rëndësishme për muslimanët në Shqipëri dhe në gjithë botën.

 

Si zakonisht në vitet e fundit falja e namazit të Kurban Bajramit në Tiranë është bërë në sheshin “Skenderbej”.

 

Mijëra besimtarë mbushën sheshin ndërsa kreu i komunitetit musliman Bujar Spahiu mbajti fjalën e rastit para të pranishmeve duke uruar të giithë muslimanët në këtë ditë të rëndësishme për ta.

 

“Kurbani mbjell në shoqëri shpirtin vëllazëror, bashkëpunimin, ndihmesën dhe shpirtin e sakrificës, ndihmon në zhvillimin e barazisë në shoqëri dhe ndikon në kalimin e hendekut midis shtresave të ndryshme shoqërore, duke i nxitur ata drejt bashkëpunimit. Therja e kurbanit dhe ndihma për nevojtarët duke i gëzuar ata, i shërben zgjerimit të drejtësisë shoqërore dhe fuqizimit të dashurisë midis njerëzve. Gjithashtu nga ana tjetër kurbani e mëson njeriun e pasur të japë nga pasuria e tij për të fituar kënaqësinë e Zotit”, deklaroi kreu i komitetit musliman Bujar Spahiu.

 

Ceremoni të tilla janë zhvilluar në të giitha qytetet e vendit.