Skip to content

Kurban në vendin e atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoji

6889a04e 80d7 4b83 8698 a58e0ef453b6 20278 00000b4e5d5005fc

Disa persona kanë tërhequr vëmendjen e kalimtarëve këtë të premte pranë mbikalimit të Shkozetit në Durrës. Ata kanë ndaluar me dy makina, kanë nxjerrë një dash dhe e kanë therur në mes të autostradës Durrës-Tiranë pranë vendit ku ndodhi atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja. Siç duket edhe nga fotot që boton portali Durrëslajm ata janë familjarë me njëri-tjetrin pasi dy prej tyre janë një çift pleqsh dhe një tjetër është fëmijë.

Vendi sigurisht që është i papërshtatshëm për therjen e bagëtive, por ndoshta mund të lidhet me atentatin.

Në këtë vend, më 1 nëntor, iu bë atentat prokurorit Arjan Ndoja, që po udhëtonte në makinë me Aleksandër Lahon i njohur ndryshe si Rrumi i Shijakut dhe shoferin Andi Maloku. Nga atentati, humbi jetën pas disa ditësh në spital shoferi Andi Maloku, ndërsa prokurori Ndoja dhe Rrumi i Shijakut ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

02 22

3 2

04 15