28 pallate në Bashkine e Kurbinit kanë pësuar dëmtime serioze. 8 prej tyre janë bllokuar me shirit nga Bashkia, pasi ekspertet i kanë vlerësuar si të pabanueshëm.

Disa prej banorëve vijojnë qëndrojnë brenda, duke sfiduar frikën e të tjerë kanë nisur të marrin orenditë për t’u shpërngulur nga aty.

Teksa flasin për demet e shkaktuara, banoret thonë se po flenë jashtë, pasi hajdutet kanë nisur të veprojnë kryesisht gjatë natës. Në Kurbin janë ngritur 6 qendra akomodimi me 35 çadra dhe janë strehuar 500 qytetar.

Ata kërkojnë ndihmë, pasi në çadra mungojnë krevatet dhe është shumë ftohte. Bashkia e Kurbinit u bën thirrje qytetarëve që të mos qëndrojnë në pallatet e bllokuara, pasi përben rrezik për jeten e tyre. Nga termeti në Kurbin janë dëmtuar dhe shumë banesa private si dhe objektet shtërore.

Gjithashtu qyteti i Laçit prej 4 ditesh është pa ujë të pijshëm, pasi termeti ka nxjerr jashtë funksioni ujësjellesin në afërsi të depos.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re