Policia e Kurbinit ka arrestuar 30 –vjeçarin me inicialet E.Ç, pasi u konstatua duke kultivuar cannabis sativa. Forcat policore, gjithashtu gjatë kontrollit të automjetit evidentuan një armë të ftohtë (dorezë metalike).

Sipas autoriteteve zyrtare, 30- vjeçari është arrestuar në flagrancë në bregun lumit Mat, Kurbin. Aktualisht Prokuroria e Kurbinit po vijon punën për të identifikuar bashkëpunëtorë të tjerë në kultivimin e bimëve narkotike.

Gjithashtu policia raporton se materialet do ti kalojnë Prokurorisë, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për kultivim të bimëve narkotike dhe blerje ose shitje të armëve pa leje.

Informacioni zyrtar i policisë:

Kurbin, Lezhë

Shërbimet e Policisë, kontrolle të shtuara në territor, për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Evidentohet dhe goditet një tjetër rast i tentativës për kultivim të kanabisit.

Arrestohet në flagrancë autori i tentativës për kultivim.

Shërbimet e Policisë Kurbin, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, gjatë kontrollit të territorit, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë policore, kanë evidentuar dhe goditur një rast të tentativës për kultivim të kanabisit, në bregun e lumit Mat, Kurbin.

Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin arrestuan në flagrancë shtetasin E. Ç., 30 vjeç, banues në Kurbin.

Arrestimi i tij u bë pasi është kapur në kushtet e flagrancës, duke tentuar të kultivojë bimë narkotike cannabis sativa në vendin e quajtur “Bregu i lumit Mat”, në fshatin Fushë Kuqe, Kurbin. 

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në automjetin e këtij shtetasi u gjet dhe u sekuestrua një dorezë metalike që plotëson kushtet e armës së ftohtë. 

Nën drejtimin e Prokurorisë Kurbin vijon puna për dokumentimin e plotë të këtij rasti dhe për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari të paligjshme.     

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, e kryer në bashkëpunim dhe ” Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta “.

loading…

/faxweb