Nga lëkundjet e forta të të tërmetit të mërkurën paradite, e kanë pësuar dhe shumë shtëpi në zonën e Kurbinit. Janë dëmtuar asish që kanë qenë të vjetra dhe që mezi mbahen në këmbë.

Një fat të tillë e pati dhe 85-vjeçari Ndue Gega nga fshati Selitë në malësinë e Kurbinit i cili tregon dëmet në banesën e tij.

Ai tha se tashmë i duhet të zhvendoset në kasollen e bagëtive, pasi është e pamundur të qëndrohet nën strehën e një shtëpie gati të rrënuar. Ai dhe banorë të tjerë me të njëjtin fat, u apelojnë institucioneve për ndihmë nga kjo situatë e krijuar.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re