Dy persona janë arrestuar në Kurbin për shitje të lëndëve narkotike. Policia njofton se ata kishin përshtatur një lokal në Laç për shitjen në doza të lëndës narkotike si dhe për lojëra me kompjutera nga të mitur dhe të rinj. Në pranga ka rënë pronari i lokalit Aldo Gjergji dhe kamarieri Gernato Struga.

Gjatë kontrolleve në lokal, policia gjeti një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa e ndarë në dhjetëra doza të gatshme për shitje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të metejshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re