Stuhia e shoqerua me ere dhe reshie shiu kane rikthyen përmbytjet në disa zona te vendit duke shkaktuar edhe probleme te tjera. më të prekura janë Tirana, Fushë –Kruja dhe Laçi. Reshjet me intensitet te larte gjate natës bënë që nje pjese  rrugëve, por edhe katet e para të pallateve dhe shkollave të pushtoheshin nga uji.

 

Rëndimi i situatës ka nxjerrë në terren jo vetëm grupet e bashkisë, por edhe te ministrise se infrastruktures. Ne zonen e kamzes vesrshimi i ujit permbyti katet e para te disa shtepive.

 

Tre shkolla u përmbyten në kryeqytet duke e bere te pamundur zhvilimin e procesit mesimor.

E Rende ishte situata edhe tek Ura e Gjolës në Fushe Krujë.Reshjet e shiut bënë që lumi të dalë nga shtrati duke pushtuar katet e para të banesave.

 

Banorët janë sistemuar  në katet më të larta të banesave per te shmangur rreziku

 

Situata paraqitet kritike edhe në zonën e Kurbinit.  350 hektarë tokë janë nën pushtetin e ujit.

 

Rruget ne disa lagje te Laçit dhe oborret e banesave jane mbuluar gjithashtu nga balta.

 

Aksi Balldre-Torovicë është bllokuar për shkak të rrëshqitjes së gurëve, ndërsa ai Rrëshen-Bukmirë është bërë i pakalueshem si pasojë e rrëshqitjes se dherave  dhe gurëve.

 

Për shkak të përmbytjeve Ujësjellës Kanalizime Durrës bën të ditur se do të ketë probleme në furnizimin me ujë të Durrësit dhe Shijakun.

 

Ndërkohë zonat e prekura nga moti i keq ka probleme edhe me furnizimin me energji elektrike.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re