Skip to content

Kurdët e zemëruar thyejnë lokalet turke në Gjermani, plagosen 5 persona

645x344 ypg supporters destroy turkish cafe kiosk in germanys herne 5 wounded 1571125592503

Mbështetës të organizatës terroriste PKK /YPG sulmuan një kafene dhe kioskë turke në qytetin gjerman Herne, duke plagosur pesë persona.

Sipas agjencisë gjermane të lajmeve DPA, rreth 350 mbështetës të YPG ishin duke protestuar kundër operacionit turke në veri të Sirisë kur situata u përshkallëzua dhe mbështetësit sulmuan lokalet turke.

Në mesin e të plagosurve është edhe organizatori i protestës i cili po përpiqej t’i qetësonte disa prej protestuesve

Që nga fillimi i Operacionit “Burimi i Paqes” javën e kaluar, sulmet ndaj dyqaneve dhe ndërmarrjeve turke janë rritur në gjithë Evropën. Turqia nisi operacionin ndërkufitar për të siguruar kufirin si dhe një zonë të sigurt për kalimin e refugjatëve.