Një komandant i forcave kurde paralajmëroi sot forcat iraniane kundër fillimit të rrethimit të qytetit të pasur me naftë Kirkuk, që pretendohet nga Bagdadi dhe rajoni autonom i Kurdistanit.
Forcat luftarake Peshmerga të kurdistanit kanë pasur nën kontroll qytetin e Kirkuk që prej vitit 2014, kur forcat irakiane u tërhoqën përballë përparimit të befasishëm të luftëtarëve të Shtetit Islamik.
“Nëse forcat e tjera bëjnë ndonjë gabim dhe lëvizin në drejtimin tonë, do t’u japim një mësim që nuk do e harrojnë kurrë”, deklaroi komandanti i trupave Peshmerga në perëndim të Kirkukut, Kamal Kirkuky,
“Ne nuk do të tërhiqemi nga pozicionet tona dhe jemi gati për çdo përballje”, vazhdoi ai.
Deklaratat e tij erdhën pas përparimit të forcave irakiane në drejtim të Kirkuk, që është rreth 250 kilometra në veri të Bagdadit./KP/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re