Kurora e Shtetit Mbretëror Britanik në arkivolin e Mbretëreshës Elizabeth II është një simbol i fuqishëm i pasurisë, madhështisë dhe sovranitetit mbretëror.

Kurora, e mbështetur në një jastëk ngjyrë vjollce, ishte zbukuruar me 2,686 diamante, 269 perla, 17 safirë dhe 11 smeralde, të cilat shkëlqenin ndërsa arkivoli udhëtonte nga Pallati Buckingham në Sallën e Madhe në Westminster Abbey, ku qëndron në një bazament të ngritur.

Arkivoli u përcoll nga ushtarë me uniforma ceremoniale të kuqe flakë.

Kurora u porosit për kurorëzimin e babait të Elizabeth, Mbretit George VI në 1937, dhe ajo e veshi atë në kurorëzimin e saj në 1953 dhe u përjetësua në një portret të famshëm.

Kurora mbahet gjithashtu gjatë ceremonisë vjetore për të shënuar fillimin e Parlamentit dhe mbahet me bizhuteritë e tjera të çmuara në Kullën e famshme të Londrës.

Kurora e dytë mbretërore, St. Edward, u bë në 1661 nga ari i pastër për kurorëzimin e mbretit Charles II.

Përdoret ekskluzivisht në momentin e kurorëzimit sepse është shumë i rëndë për t’u mbajtur. Ajo peshon dy kilogramë, dy herë më shumë se kurora e shtetit mbretëror.

 Shumë e rëndë për t’u mbajtur

Një herë mbretëresha bëri shaka se kurora ishte shumë e rëndë dhe se nëse shikon poshtë, “mund të të këputet qafa”.

“Për fat të mirë, unë dhe babai im kishim një kokë të tillë të formësuar saqë sapo ta vendosni nuk lëvizet”, tha Elizabeth II për BBC në vitin 2018.

Nisur nga pesha, ajo ndaloi së mbajturi kurorën në fillim të punimeve të parlamentit kur hyri në vitin e 90-të të jetës së saj. Në vend të kësaj, kurora u vendos në një jastëk.

Diamanti kryesor në pjesën e përparme quhet Cullinan II. Ai u pre nga diamanti më i madh i gjetur ndonjëherë në Afrikën e Jugut në vitin 1905. U gjet në minierën Premier në Cullinan, Afrika e Jugut dhe peshon 3106 karat (621 gram).

Cullinan u nda në nëntë diamante të prera të mëdha dhe shumë të vogla. Diamanti më i madh i prerë quhet Ylli i Madh i Afrikës (Cullinan I) dhe ka 530 karat (106 gram). Ai ndodhet në majë të skeptrit mbretëror anglez.

Pjesa e dytë më e madhe (Cullinan II) është në kurorën mbretërore angleze. Të dyja këto objekte mbahen si pjesë e xhevahireve mbretërore angleze në Kullën e Londrës.

Bizhuteritë e tjera mbresëlënëse të kurorës përfshijnë Rubin e Princit të Zi dhe Sapphire Stuart. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re