Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka mbajtur homazhe tek “Varrezat e Dëshmorëve” ditën e sotme për 76 vjetorin e Clirimit të Shqipërisë. Pas homazheve, takoi të pranishmit dhe dha deklaratë për median ku u shpreh se nuk duhen përsëritur gabimet e të shkuarës, ndaj të gjithë duhet të ngrejnë pasionin për vendin.

“Është më e pakta që mund të bëjmë sot në emër të LSI për të vendosur një kurorë për gjakun e derdhur të 28 mijë vajza e djemve që luftuan për Çlirimin e Shqipërisë, por ajo që është më e rëndësishëm është se nëna Shqipëri është jeta e çdo shqiptari.  

Është e rëndësishme dëshira pasionante dhe dashuria për vendin, për flamurin dhe atdheun. Në këtë ditë përkujtimore është ditë që duhet të rrënjoset që mos bëjmë gabimet që kemi bërë, të ringrejmë pasionin dhe dashurinë për vendin. Lavdi Dëshmorëve!,” tha Kryemadhi ndër të tjera.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re