LONDËR- Këtë të shtunë, në Mbretërinë e Bashkuar u mbajt ceremonia e kurorëzimit të mbretit Karli III. Gazetarja e ABC News, Isida Muço, raportoi nga Londra se atmosfera nuk ndihet njësoj pasi ka vende ku qytetarët kanë vijuar normalisht me planet e tyre, duke kaluar në plan të dytë interesimin për ceremoninë e betimit.

“Kanë ardhur këtu qytetarë të ndryshëm për të ndjekur në këtë vidoewall ceremoninë e betimit të mbretit. Në Londër, me aq informacion sa kam, ka një trafik të rënduar, sidomos në qendër të qytetit ku është ceremonia zyrtare e betimit”, tha ajo.

Madje, ka prej atyre qyteteve tek të cilat nuk ndihet sa duhet kjo atmosferë festive. Referuar mediave, por edhe bisedave me qytetarët britanikë, gazetarja shprehet se shumë prej tyre janë kundër mbretit Karli III.

“Do ketë aktivitete në disa qytete. Nuk është e njëjta atmosferë, siç është në Londër. Ka pasur qytetarë të ndarë, ka njerëz të afeksionuar, por ka edhe nga ata që kanë ndjekur punët e tyre.Atmosfera është shumë e këndshme, sepse ka edhe familje që kanë marrë edhe bukë më vete, e kanë shfrytëzuar si një lloj pikniku dhe shohin dhe ceremoninë e kurorëzimit. Qytetarët shprehen kundër shpenzimeve të tepërta. Ata thonë se janë rritur çmimet, janë rritur kostot e jetesës dhe gjithçka tjetër. Kjo ceremonia pompoze sipas tyre, duhet të ishte më e moderuar”, raportoi gazetarja./n.m.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re