Pirro Dhima u martua për të dytën herë, tashme me Afërdita Skafida-n, ndodhur kjo me anë të një ceremonie në një rreth të ngushtë familjar në kishën e Agios Georgios në Kavouri pasditen e së shtunës.

Siç shkruajnë mediat greke, çifti po përgatitet të mirëpresë së shpejti fëmijën e tyre të parë, ndërsa Piro ka katër fëmijë të tjerë nga martesa e tij e parë.

Ngjarja e lumtur u bë e njohur përmes rrjeteve sociale me imazhe të publikuara nga miqtë e çiftit.

“Afërdita më bëri të buzëqesh sërish. Ajo është një person shumë i ngrohtë, shumë i ëmbël, ka shumë dashuri në vete. Nuk është e lehtë të gjesh një burrë që të kupton dhe ajo më kupton. Jam i lumtur, më bën të lumtur”, do thoshte Pirro  Dhima.

Ai kujtoi periudhën e vështirë që kaloi së fundi, me vdekjen e të ëmës në Himarë, dhënë shpirt krejt në vetmi.

“Isha në një moment shumë të vështirë të jetës sime, humba nënën time”.

Dhe tashmë vjen kjo kthesë në jetën e ish-pëshëngritësit shqiptar, i cili zgjodhi identitetin grek dhe Greqinë për të ushtruar aftësinë e tij sportive, duke mbërritur deri në majat e sukseseve botërore, në fillim me ngjyrat e Shqipërisë, kuq e zi, e më pas me ato të Greqisë, bardh e blu. /tesheshi.com/  

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re