Një çift i devotshëm indian jetonte në Angli. Burri drejtonte një biznes të suksesshëm, por një ditë ai pësoi një humbje të madhe në bursë, duke humbur të gjitha paratë e tij.

Që nga ajo ditë, interesi i tij për të ngrënë, për të pirë, për familjen dhe gjithçka mori fund. Ai qëndronte i zhytur në mendime gjatë gjithë kohës.

Gruaja e tij ishte inteligjente dhe e devotshme. Ajo u përpoq ta ndihmonte burrin e saj të dilte nga dëshpërimi duke i treguar histori të ndryshme për ta bërë atë të kuptojë se nuk ka nevojë të humbasë shpresën, por asgjë nuk ndihmoi.

Më në fund, ajo mendoi një mënyrë për ta nxjerrë të shoqin nga humnera në të cilën ai kishte humbur shpresën.

Të nesërmen, gruaja shkoi para burrit të saj e veshur me rroba të zeza (Edhe në Angli është zakon të veshin rroba të zeza në vdekjen e dikujt).

Duke parë gruan me rroba të zeza, burri pyeti: “A ka vdekur kush?”

Gruaja u përgjigj: “Po, Zoti nuk është më…”

Duke dëgjuar këtë, burri u hutua dhe pyeti: “Si është e mundur? Pse po thua një gjë të tillë?”

Gruaja u përgjigj: “Unë mendoj se po, nga sjellja jote. Ti jeton sikur Zoti nuk është më këtu për ty…

Ti thoshe se çfarë do të bëhet, bëhet ashtu si të dojë Perëndia.. Perëndia i ushqen të gjithë, kujdeset për çdo qenie…

Megjithatë tani ditët i jeton sikur nuk ka mbetur më asgjë për të jetuar, nuk ke ngrënë, nuk kalon kohë me familjen, nuk bën asgjë… Pse je kaq i trishtuar, pse je kaq i shqetësuar duke menduar se çfarë do të ndodhë me ne tani… Nuk beson te Krijuesi?”

Kur e dëgjoi këtë, bashkëshorti tha: “Unë kam besim të plotë te Krijuesi, por jam i shqetësuar se si do të jemi në gjendje t’i paguajmë shpenzimet tona të jetesës.”

Gruaja iu përgjigj: “Tani je 50 vjeç, ke punuar gjithmonë shumë… Ti thua se beson te Krijuesi, por nuk i beson Krijuesit… Në jetën tonë deri më tani, kemi parë shumë ulje-ngritje, dhe siç kemi kapërcyer të gjitha problemet e deritanishme, do të kalojë edhe kjo kohë e vështirë.”

Pasi e dëgjoi, burri e kuptoi gabimin e tij dhe duke mbajtur gruan për dore, tha: “Më fal që të kam shqetësuar. Unë besoj te Perëndia. Ne do ta kapërcejmë këtë vështirësi edhe me hirin e Zotit.”

Nga ajo ditë e tutje, sjellja e burrit ndryshoi, në vend që të qëndronte vetëm në dëshpërim, ai filloi përsëri të punonte fort me shpresën se gjithçka do të ishte normale, përsëri një ditë.

Mësimi:

Nëse kohët e mira nuk qëndrojnë përgjithmonë, atëherë as kohët e këqija nuk do të qëndrojnë përgjithmonë, koha ndryshon… Mos e humbisni kurrë besimin!

/shkollaesuksesit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re