Kreu i PD-së, Sali Berisha ka publikuar një videomesazh në rrjetet sociale katër ditë para zgjedhjeve parlamentare për zgjedhjen Kryeministrit të vendit.

Sali Berisha shkruan se nuk është kthyer si politikan, por si misionar, duke theksuar se përsa kohë që Zoti t’i japë forcë dhe frymë do të luftojë për kombin e tij.

Kryedemokrati ftoi shqiptarët që më 11 Maj “të ndalim të keqen”, duke i ftuar që të bashkohen të dielën për të votuar, sipas tij, ndryshimin që Shqipëria të bëhet madhështore.

“Kurrë nuk heshta! U ktheva jo si politikan, por si misionar! Për sa kohë të më japë Zoti forcë dhe frymë do luftoj për vendin dhe kombin tim!

Ftoj shqiptarët të ndalim të keqen. Ditën e diel të bashkohemi, të votojmë ndryshimin për të bërë “Shqipërinë Madhështore””, shkruan Sali Berisha.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko