Dollari amerikan ka regjistruar një rritje të rëndësishme brenda natës duke fituar 1.3 pikë në raport me dje teksa është blerë sot me 110.8 lekë dhe është shitur me 112 lekë.

Sipas tregut valutor vendas edhe monedha europiane ka shënuar një rritje të lehtë këtë të mërkurë teksa blihet sot me 122.6 lekë dhe shitet me 123.5 lekë.

Paundi britanik ndërkaq është shfaqur konstant ditën e sotme duke mos pësuar rënie sikurse ditët që lamë pas dhe vazhdon edhe sot të blihet me 133.3 lekë dhe shitet me 139 lekë.

Franga zvicerane ka shënuar një ulje të lehtë të vlerës këtë të mërkurë teksa blihet sot me 114.8 lekë dhe shitet me 116 lekë referuar kursit të këmbimt lokal.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re