Vrasja e 37-vjeçarit Iljaz Çali mbrëmjen e djeshme dyshohet se është kryer nga vrasës profesionistë.

Sipas hetuesve autorët kanë lënë pak gjurmë në ekzekutimin e të riut. Hetuesit do ta kenë të vështirë për identifikimin e autorëve pasi, kur ka ndodhur atentati kanë qenë fikur edhe dritat e autostradës, në kudër të nismës që ka marrë qëveria për kursimin e energjisë.

Gjithashtu, ekzekutimi i Çalit është bërë në një zonë që nuk monitorohet nga kamera sigurie. Një nga pistat ku janë përqëndruar hetimet, është prishja e pazareve, por nuk përjashtohet mundësia as e një eleminimi për shakak të konkurrencës në biznes.

Viktima është person menprecedent penal. Në vitin 2016, Çali, banues në Rinas të Ri, ka qenë i përfshirë në kultivimin e rreth 700 rrënjë kanabis, ku u shpall në kërkim nga policia.

Hetuesit thonë se trupi i pajetë u gjet brenda mjetit i vetëm, të cilin viktima e kishte marrë me qira, por nuk përjashtohet mundësia që në mjet të ketë qenë edhe një person tjetër, për shkak se dera e pasagjerit ka qenë e hapur.

Për këtë policia ka nisur hetimet dhe kontrollet në spitale për të plagosur. Ngjarja ndodhi rreth orës 22:30 të së dielës, ku dyshohet se në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, përballë zyrave të DHL-së, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një makine.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re