Kryeministri i Kosovës Albin Kurti  ka deklaruar  se keshilltaret e tij si dhe disa nga ministrat  janë duke trajtuar 15 modelet për Asociacionin që jane ofruar  nga I dërguari i BE-së, Miroslav Lajçak .

 

Por Kurti theksoi  se nuk do të pranojë të shkelë ligjet dhe kushtetutën.

 

“Janë përmendur 15 raste të tilla, disa janë më rishtazi, disa më të hershme edhe para se të ekzistojë Bashkimi Evropian. Unë besoj se ato janë modele nga të cilat ne mund të marrim elemente në mënyrë që jo vetëm të drejtat e njeriut, por edhe të pakicave kombëtare të jenë në nivelin e duhur në vendin tonë… Ato po trajtohen nga këshilltarët e mi, nga disa prej ministrave në mënyrë që të shohim se çka është më e favorshme. Natyrisht, kushtetutshmëria, ligjshmëria, barazia, funksionimi i shtetit janë diçka që ne nuk bëjmë asnjëherë kompromis.”

 

Kurti shtoi se para takimit me presidentit serb, Aleksandër Vuçic në Ohër të Maqedonisë së Veriut, do të dihet se cilat pika do të jenë për diskutim.

 

“Para të shtunës ne do ta dimë agjendën dhe pikat përmbajtjesore se çka do të diskutohet atje. Në kuadër të diskutimit të planit të zbatimit për marrëveshjen tashmë të dakordsuar sipas propozimit evropian, pa u ndryshuar asgjë”.

 

Më heret kryeministri Kurti  eshte shprehur i gatshëm ta nënshkruajë marrëveshjen me Serbinë në takimin e 18 marsit, ndërsa presidenti Vuçiç ka përsëritur disa here  se nuk do ta njohë kurre pavarësinë e Kosovës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re