Në nderim të vdekjes së policit Afrim Bunjaku, vrarë nga krimi serb në veri, kryeministri Kurti tha se asgjë s’mund të jetë si më parë.

Ai tha se Bunjaku u vra gjatë një sulmi ndaj policëve të Kosovës, nga një grup i “armatosur dhe të pajisur rëndë, të trajnuar profesionalisht dhe me plan, të mbështetur politikisht dhe logjistikisht dhe të financuar materialisht nga Serbia”.

“Përgjigja profesionale e policisë sonë rezultoi me eliminimin e disa terroristëve dhe kriminelëve, arrestimin e disa të tjerëve dhe neutralizimin e të gjithë grupit të tyre, si dhe konfiskimin me forcë të armëve dhe mjeteve të tjera të mbështetjes logjistike”, tha Kurti, duke shtuar:

“Faktet janë para nesh, para nesh dhe para syve të bashkësisë ndërkombëtare, si dhe të gjithë atyre që kanë guximin dhe vullnetin për të parë të vërtetën e rajonit në të cilin jetojmë”.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re