Të hënën “nuk do ketë luftë” mes Kosovës dhe Serbisë për targat. Albin Kurti u tërhoq nga “dead line” i vënë nga qeveria, duke zgjedhur një tjetër metodë se si do zgjidhet çështja delikate që ka tensionuar dy vendet.

Më saktë, Prishtina zyrtare ka pranuar një propozim ndërkombëtar, e cila e shtyn deri në prill zbatimin e asaj që për Kosovën është reprocitet i detyrueshëm në kudarë të zbatimit të ligjit.

Kjo çështje duhet të mbyllet deri më 23 prill, duke kaluar në tre faza, shpalosur nga vetë Kurti.

“Për tri javë, duke filluar nga data 1 nëntor deri më 21 nëntor, masa do të jetë ajo e qortimit.

 Pastaj, nga 21 nëntori, për dy muaj deri më 21 janar do të jetë masa e gjobitjes dhe më pastaj nga 21 janari do të kemi targa provuese për dy muaj të tjerë, pas së cilës datë, më 21 prill nuk mund të ketë sepse nuk mund të lejohen targa të tjera në Republikën e Kosovës”, tha Kurti gjatë mbledhjes së kabinetit.

Tashmë pritet reagimi serb.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re