Samiti i Berlinit do të bëjë bashkë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministren serbe, Ana Bërnabiç, në një kohë kur tensionet mes dy vendeve janë në rritje. Kryeministri Rama lidhur me këtë çështje deklaroi se ky samit i shërben rregullimit të raporteve të fqinjësisë, ndaj kjo temë do të jetë prezente në diskutimet mes zyrtarëve të lartë.

 

“Procesi i Berlinit është një proces që lidhet me nxitjen e vazhdueshme të të gjithave vendeve të Rajonit drejt 4 lirive të BE, lirisë së lëvizjes së njerëzve, mallrave, kapitaleve dhe shërbimeve.

 

Dhe proceset e tilla nuk janë vende për zgjidhjen e çështjeve bilaterale, por në programin e këtij samiti që është përgatitur para disa kohësh, dreka e punës së liderëve do t’i kushtohet edhe marrëdhënieve fqinjësore në Rajon”, tha ai.

 

Nga ana tjetër, presidentja e KE, Ursula Von Der Leyen deklaroi se Serbia dhe Kosova duhet të ulen në tryezën e dialogut, si e vetmja zgjidhje për tensionet e krijuara.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re