Lista e Vjosa Osmanit në zgjedhjet e 14 shkurtit do të garojë në kuadër të listës së Lëvizjes Vetëvendosjes. Kjo u bë e ditur në konferencën për media të mbajtur nga Vjosa Osmani dhe lideri i LVV-së, Albin Kurti. Lideri i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti tha se me Vjosa Osmanin do të garojnë bashkë në një listë.

“Sapo kemi nënshkruar marrëveshjen e parimeve dhe synimeve politike, marrëveshje kjo për një shtet me drejtësi dhe pa korrupsion…”, tha ai.

Ndërkohë që të dy liderët politikë lanë të kuptohet edhe ndarjen e posteve që do të ketë pas zgjedhjeve. Në rast fitoreje Osmani do të jetë me mandat të plotë presidente, ndërkohë që Kurti është kandidati zyrtar për kryeministë.

“Ne jemi shumë të bindur se do të arrijmë një fitore plebishitare, që do të mund të krijojmë qeverinë të vetëm, dhe do të kemi mundësinë që të zgjedhim edhe presidentin”, tha Osmani.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re