Analisti Dritëro Arifi në lidhje Skype me studion e Fax News:

Mbledhja e dy qeverive shqiptare në Elbasan, duhet parë nga dy këndvështrimi. Nga këndvështrimi I parë, është takim pozitiv në aspektin financiar, kulturor. Por në aspektin tjetër pas fjalimeve të tyre, shihet një lloj popullizmi I pakuptimtë në mendimin tim pasi ne jemi një si Kosova dhe Shqipëria. Ndërsa nuk duhet të jemi kaq emocionalë gjatë fjalimeve ndërkohë që nuk kemi një bazë. Fjalimi i Ramës është i pakutpimtë pasi Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe cdo ndryshim kufijsh do të hapte probleme.

Po ashtu edhe Kurti foli në një mënyrë hipotetike, pasi ajo që tha është e pamundur sepse nëse do të duhej të ndryshonim kushtetutën atëherë do të duheshin edhe votat e minoriteteve të cilët nuk janë shqiptarë. Kosova është një shtet ende i paplotë duke parë se ne duhet të vazhdojmë një dialog me Serbinë. Pra shikoni se kemi të bëjmë me një farë lufte mes dy kryeministrave se cili është më patriot. Pra realisht në atë marrëveshje nuk kemi asgjë vetëm ngjall emocione. Po ata që janë më racionalë e dinë se ajo gjë nuk mund të ndodhë, pra nuk mund të ketë një ndryshim kufijsh në paqe në Ballkan.

Problemi I marrëveshjeve të nënshkruara gjatë këtyre 7 viteve nuk është nënshkrimi i marrëveshjeve, por implementimi i tyre në realitet. Më pas të bëhet një lloj vlerësimi i ecurisë së këtyre marrëveshjeve. Prandaj të ketë një marrëveshje që mund të zbatohet sesa të shkojmë me shumë marrëveshje dhe të ngecim në mes të rrugës.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re