Albin Kurti ka përsëritur se njohja reciproke duhet të jetë në thelb të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë.
Këtë deklaratë, kryeministri e ka bërë gjatë një mbledhjeje të lëvizjes vetëvendosje.
“Në raport me Serbinë kemi marre pjese ne takimet e bisedimeve ne Bruksel sa herë që jemi ftuar.Kemi mirëpritur Emisarin Special nga perendimi sa here që ka ardhur.Kemi qene dhe do te jemi te perkushturua,parimor,konstruktiv dhe kreativ. Dialogu ne Bruksel eshte dialog per normalizimin e mardhenieve ndermjet Kosoves dhe Serbisë, është dialog per statusin e mardhenieve.Statusi aktual i mardhenieve nuk eshte normal, e status normal eshte a ii fqinjesise se mire evropiane,pra njohje reciproke si thelb dhe reciprociteti si princip.”
Kryeministri foli edhe për liberalizimin e vizave, ku nënvizoi se nga 1 janari i vitit 2024 çdo qytetar i Kosovës do të lëvizë i lirë.
“Me tri marrveshjet e nenshruara, qytetaret e Kosovën fitojne te drejten per levizje te lire vetem me leternjoftim ne te gjitha vendet e Ballkanit Perendimire,perfshire edhe Bosnjen ku deri me tani ka pasur pengesa e natyrisht dhe boshnjaket e fitojne kete te drejte per udhetim ne Kosove.Nga 1 janari i vitit 2024 presim heqjen e vizave per qytetaret e Kosoves sic na eshte premtuar publikisht me daten 2 dhjetor 2022.”
Ndërkohë, vetëm dy ditë përpara takimit në Bruksel, Kurti bisedoi me këshilltarin e lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ku ky i fundit i bëri thirrje të dyja palëve të zbatojnë marrëveshjet e arritura në dialog. Më herët, i dërguari i BE-së, Mirosllav Lajçak, deklaroi se në takimin e 27 shkurtit në Bruksel, pret që palët të pajtohen për afatet e zbatimit të propozimit evropian. Ky propozim, që fillimisht është emërtuar plani franko-gjerman, u është dorëzuar palëve vitin e kaluar.