Një letërkëmbim i viti 2013 është rikthyer përsëri në vëmendje këtë të enjte. Bëhet fjalë për një letërkëmbim mes ish-kryeministrit Hashim Thaçi dhe NATO-s ku flitet për kufizimet e FSK-së për të dalë në veri të Kosovës.

Albin Kurti në cilësinë e kryeministrin në vitin e kaluar këtë marrëveshje e prezantoi në një konferencë për media.

Por Kurti duket se këtë marrëveshje as tani nuk e ka harruar. Ai sot në seancën e Kuvendit tha se kjo çështje ka mbetur për shqyrtim nga prokuroria.

“Atëherë këtë çështje e kam referuar në Prokurori dhe tash kjo çështje i ka mbetur për shqyrtim prokurorisë për trajtim. Marrëdhëniet mes Kosovës dhe NATO-s do të vijnë duke u thelluar. Nuk keni nevojë të brengoseni”, deklaroi Kurti në Kuvend.

Mentor Vrajolli nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë thotë se ajo marrëveshje mes Kosovës dhe NATO-s edhe mund të ndryshohet.

“Kjo marrëveshje asnjëherë nuk është ratifikuar në Kuvendin e Kosovës. Nuk është marrëveshje që nuk mund të rishikohet, madje edhe në bazë të përmbajtjes së saj rishikimi mund të bëhet pasi nuk është marrëveshje e përhershme por marrëveshje që iu referohet rrethanave të caktuara”, deklaroi Vrajolli për RTV Dukagjinin, përcjell Telegrafi.

Ndërsa Gëzim Shala nga Instituti i Kosovës për Drejtësi thotë se Albin Kurti edhe mund të veprojë ndryshe.

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re