Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka folur për provat e fundit të siguruara nga Policia e Kosovës. Siç thotë ai, kjo e fundit ka konfirmuar se sulmi i ndodhur më 24 shtator në Banjskë të komunës së Zveçanit ishte pjesë e një plani më të gjerë për aneksimin e veriut të Kosovës.

“Bazuar në dokumentet e konfiskuara, Policia e Kosovës konfirmoi se sulmi terrorist ishte pjesë e një plani më të gjerë për aneksimin e veriut të Kosovës përmes një sulmi të koordinuar në 37 pozicione të ndryshme. Kjo do të pasonte me ngritjen e një korridori drejt Serbisë, për të mundësuar furnizimin me armë dhe trupa”, ka thënë Kurti.

Kryeministri i Kosovës ka komentuar edhe videot e publikuara nga Policia e Kosovës, të cilat thonë se tregojnë stërvitjen e grupit të armatosur më mbështetje nga Beogradi.

“Sulmet kanë pasur mbështetjen dhe planifikimin e plotë të shtetit serb”, ka thënë Kurti.

Ministri i Brendshëm i Kosovës Xhelal Sveçla tha të hënën në një konferencë për media se qëllimi i “sulmit terrorist të Serbisë” në Banjska ishte aneksimi i veriut të Kosovës. Ai tha se përgatitjet për sulmin janë bërë në Serbi dhe se kjo shihet nga dronët e sekuestruar nga grupi.

 

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re