Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti pas takimit të sotëm me të dërguarin e posaçëm të dialogut, Miroslav Lajçak ka thënë se ka pranuar propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.
Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, Kurti ka thënë se si qeveri e pranojnë planin frankogjerman, duke shtuar më pas se ka bazë të mirë për negociata të mëtjeshme.
“Bashkëbisedim i mirë me përfaqësuesin special të BE-së, Miroslav Lajçak në një drekë pune në Prishtinë. Ne e pranojmë propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë dhe e konsiderojmë si një bazë të mirë për diskutime të mëtutjeshme, si dhe njëplatoformë solidë për të ecur tutje”, ka shkruar Kurti.