Kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti, është goditur me letra dhe është fishkëllyer gjatë kohës që po mbante një fjalim gjatë panairit të rinisë.

Mediet në Kosovës raportojnë se sapo Kurti ka nisur të mbajë fjalimin në podium, në drejtim të tij janë gjuajtur topa letra, ndërsa në prapaskenë dëgjoheshin fishkëllima.

Pas kësaj situate kanë ndërhyrë menjëherë truprojët e Kurtit të cilët kanë larguar aktivistët që ndodheshin në sallë.

Zëdhënësja Natyra Kuçi ka konfirmuar se pas këtij aksioni qendrojnë aktivistët e PSD-së.

/Vizionplus.tv/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re