Kryeministri Albin Kurti, ka bërë të ditur detaje nga ngjarjet e 29 majit, kur dhjetëra pjesëtarë të KFOR-it u plagosën në veri të Kosovës.

“Grupet e dhunshme ekstremiste dhe kriminale në tre komuna veriore më 29 maj përdorën granata dore SRB (Slavko Rudojić Bugojno) M75 dhe bomba shokuese RŠB (Hand Shock Bomb) P98, të dyja të prodhuara dhe të sjella nga Serbia, duke plagosur dhjetëra ushtarë të NATO-s, policë të Kosovës dhe gazetarë”, ka shkruar në llogarinë e tij në Twitter.

Është ky një mesazh për Perëndimin nga kreu i qeverisë kosovare se krahun e kujt po mban këto ditë me diplomacinë e saj të ashpër ndaj Prishtinës.

Kurti është vënë nën presion euroamerikan për të t’u tërhequr nga veriu, njëherësh duke lejuar themelimin e Asocacionit, një kurs ky nga Brukseli dhe Londra që favorizon Beogradin. Më saktë, një koncension i rëndë diplomatik për aleatin e Rusisë në kurriz të Kosovës në lojën delikate gjeopolitike të një kohe të vështirë ndryshimesh tektonike në hartën e botës në kontekst të gjeointeresave.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re