“Kurti bëri gabim që i mbylli derën Ramës”. Kështu është shprehur analisti nga Kosova Arbër Vllahiu, teksa ka komentuar turin ballkanik të Ramës.

 

Në një instervistë për Vizion Plus, ai tha se Rama kishte si synim për të çuar Kosovën dhe Serbinë drejt një dialogu, por shton se Kurti në këtë rast bëri rolin e një inaçori politik.

 

“Ka disa elementë që mund të veçohen nga turi i Rmës. Ajo që është interesante është që Rama hoqi dorë nga Ballkani i Hapur dhe ju kthye asaj që në perëndim ishin dakord.

 

Nga ajo që mund të veçohet nga ky tur është angazhimi i tij që të çojë një përpjekje të fuindit për të çuar Kosovën dhe Serbinë drejt dialogut.

 

Përtej një politike provinciale që po luhet në Prishtinë dhe Tiranë, përtej përpjekjeve për protagonizëm të Ramës dhe gjithë zhvillimet që kanë ndodhur së fundmi, Kurti bëri një gabim të madh, sidomos në turin e tij diplomatik në të gjithë ballkanin. Kurti në këtë mes luajti rolin e një inaçori politik në Kosovë, i bëri atë që nuk duhet ti bënte Ramës në këtë rast.

 

Atë që Rama e tha në Malë të Zi dhge Sarajevë ishte një thirrje e qartë për Kurtin që edhe Rama po mban inate me Kurtin. E gjithë kjo situatë na sjell në pozita jo të mira”, tha Vllahiu.

 

Analisti më tej shtoi se në Kosovë ka një rrymë kundër Ramës, e cila është nxitur nga kryeministri Albin Kurti.

 

Vllahiu e sheh të pamundur që në ditët në vijim të ketë një zgjidhje.

 

“Në Kosovë ka një sentiment anti Rama, që e ka ndërtuar qeveria e sotme dhe Kurti dhe kjo nuk mendoj se mubd të kalojë. Nuk është vetëm asosacioni dhe konferenca. Kurti nuk do ta zbatoj marrëveshjen dhe këmbngul në atë që ka nisyr, aksionin në veri pa u konsultuar me ndërkombëtarët. Këtu kemi të bëjmë me një kokëfortësi të Kurtit. Rama tentoi të bëhej “messengeri” i ndërkombëtarëve, por Kurti i mbylli derën. Këto pasoja do i vuajmë edhe ne. Nuk e besoj që mund të gjendet një zgjidhje ditët e ardhshme”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re