Analisti Frrok Çupi thotë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i përket llojit të politikanëve Luftës së Ftohtë dhe i përmbahet parimeve që i ka vendosur vetë, duke dalë kundër të gjithëve.

Në një intervistë për ABC News, Çupi u shpreh se Kurti po sillet sikur në Kosovë nuk ka asnjë konflikt.

Sipas Çupit, Kosova po izolohet për shkak të veprimeve të kryeministrit Kurti në raport me ndërkombëtarët.

“Albini i përket llojit të politikanëve të Luftës së Ftohtë dhe politikanët e Luftës së Ftohtë pikërisht, këtë kualitet kanë. Kapen pas parimeve dhe thonë, unë nuk i shkel kurrë parimet dhe pse i kanë vendosur vetë. Bar hamë, por parimet nuk i shkelim. Bar hamë, por kushtetutën nuk e shkelim. Ndërkohë, vijmë te artifica të tilla, përdoren si sebepe, janë populiste. I bëjnë thirrje militantëve të vetë në Kosvë, shiko, Shqipëria nuk e pranoi mbledhjen e qeverive. Në fakt, është një kuti bosh. Mbledhja e qeverive, mbledhja “Ballkani i Hapur”, etj, nuk mund të zhvillohen sot, për arsye se ka ndodhur një gjë. Albin Kurti tenton të thotë se asgjë nuk ka ndodhur. Në fakt, ka rënë bomba në Prishtinë. Prishtina dhe vetë Kosova po shkojnë drejt një izolimi shumë të thellë, drejt një izolimi total, rezultatet nuk mund të parashikohen sot.

Zonja Osmani është një partizane e Kurtit. Është e zgjedhur prej Kurtit, e frymëzuar nga Kurti. Kohët e fundit, pas konflikteve në veri, ka qenë e mbikëyryr, e përkëdhelur, pjesëmarrëse në kancelaritë e Kosov ës. Me qendrimet e saj, është parë që nuk është tërësiosht në një vijë me Kurtin”, theksoi ai./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re