Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dha një intervistë në CNN, ku një pjesë të mirë të komenteve e morri agresioni rus në Ukrainë dhe ndikimi i mundshëm në Ballkanin Perëndimor.

Kurti, ndër të tjera, tha se Kosova nuk i trembet kërcënimeve të Serbisë e potencoi se buxheti për Ushtrinë e Kosovës është rritur me 52%.

Ai shtoi se Serbia nuk është një shtet neutral siç pretendon, por është vendosur qartë në anën e Rusisë.

“Nuk ia kemi frikën Serbisë. E kemi rritur buxhetin për 52 % për ushtrinë e Kosovës, dhe e kemi NATO-n brenda. Serbia nuk është neutrale, por në anën e Rusisë”, argumentoi i pari i qeverisjes kosovare.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re