Në fund të vitit të kaluar, Kosova ndaloi hyrjen e kreut të Kishës Ortodokse Serbe, froni i të cilit është zyrtarisht në Patriarkanën e Pejës, gjë që rriti edhe më shumë tensionet me Serbinë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së ministrit të Kosovës për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiç, për të lejuar vizitën në Kosovë të Patriarkut të Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije.

Zyra e Kryeministrit njoftoi se mesditën e sotme, ministri Rashiç i ka kërkuar kryeministrit Kurti që të lejojë hyrjen e patriarkut të Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë, në kuadër të përgatitjeve për festën e Krishtlindjeve ortodokse.

“Patriarku Porfirije ka njoftuar se sot pasdite do të vijë në pikën kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe se dëshiron të hyjë pa sigurim personal, edhe pse nuk ka paraqitur kërkesë për vizitë sipas dispozitave të marrëveshjes ekzistuese. Kryeministri Kurti i është përgjigjur pozitivisht ministrit Rashiç”, thuhet në njoftim.

Në fund të vitit të kaluar, Kosova ndaloi hyrjen e Patriarkut Porfirije, froni i të cilit është zyrtarisht në Kosovë, në Patriarkanën e Pejës, gjë që rriti edhe më tej tensionet me Serbinë.

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës e kushtëzoi vizitën e Porfiriejes me distancimin e Kishës Ortodokse Serbe nga “grupet kriminale në veri të Kosovës”, përgjegjëse për bllokimin e rrugëve për disa javë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re