Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi në një intervistë për “Panorama TV” ka komentuar qëndrimin e Shqipërisë në raport me Kosovën. Sipas tij, Albin Kurti ka bërë një gabim me kokëfortësinë e tij, por theksoi se qeveria e Shqipërisë duhet ta mbështesë.

Shehi deklaroi se Parlamenti i Shqipërisë duhet të kishte dalë me një deklaratë të përbashkët. Ai u shpreh se Shqipëria nuk mund të mbajë të njëjtin qëndrim me ndërkombëtarët për rastin e Kosovës, por duhet të mbështesë qeverinë e Albin Kurtit.

“Qëndrimi im personal është ky: Zoti Kurti në një kokëfortësi të vetën ka bërë një gabim që ka mbërritur në këtë histori. Pavarësisht gabimit në duhet ta mbështesim Kurtin. Parlamenti duhet të dilte me një qëndrim të përbashkët për të përcaktuar hapat dhe unë gjykoj që me qetësi duhet të themi që ne i dalim për zot qeverisë së Kurtit, pavarësisht se i njohim gabimet. Ne i dalim për zot edhe kryeministrit të Shqipërisë përtej deviacioneve që mund të ketë me Beogradin. Ne nuk mund të qëndrojmë si ndërkombëtar në raport me Kosovën. Ne jemi shqiptarë dhe duhet të jemi mbështetës jo negociatorë. Duhet ti dalim përballë komunitetit ndërkombëtar dhe Serbisë. Rama me këtë qëndrim ka dobësuar pozicionin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Të mos godasim më qeverinë Kurti, madje edhe zotit Rama ti japim hapësirë për të negociuar me Kurtin dhe më pas me ndërkombëtarët.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re