Kryeministri Albin Kurti pritet të dorëzojë sot zyrtarisht aplikimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.

 

 

Aplikimi pritet t’i dorëzohet Presidencës çeke të Këshillit të BE-së në Pragë.

 

 

Kryeministri do të pritet në Zyrën e Qeverisë së Republikës Çeke, nga ministri për Çështjet Evropiane, ndërsa pas takimeve pritet të ketë konferencë e përbashkët për media.

 

 

Dje është bërë hapi zyrtari Kosovës në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkim Evropian, me nënshkrimin e aplikimit për anëtarësim të Kosovës në BE.

 

 

Krerët e shtetit e kanë konsideruar këtë si moment historik që i hap rrugë fillimit të procesit të anëtarësimit dhe integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re