Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti ka dhënë intervistën e parë pas zgjedhjeve parlamentare.

Kurti në RTV Dukagjini ka thënë se sot ka ndodhur ndryshimi dhe çelësi i fitores sipas tij ishte populli.

“Opozita ka fituar në Kosovë dhe këtij ndryshimi i prinë Lëvizja Vetëvendosje”.

Ai ka thënë se nuk duhet të humbim kohë duke thënë se e sheh si partnerë LDK-në.

Kurti ka thënë se nga nesër do të ftojë LDK-në për të krijuar koalicionin./Gazeta Mejdani/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re