Ajo që ra më shumë në sy në Samitin e zhvilluar ditën e sotme (29 shkurt) në Tiranë , ishte mungesa e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti i cili ishte në një vizitë në Irlandë.

Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizot i ftuar në “Open” në Neës24 e komentoi këtë veprim duke thënë se “Kurti nuk gjen ngrohtësi”, duke iu referua qëndrimeve të Ramës në disa raste.

Alizoti shtoi se Rama e sheh Kurtin si një rival për influencën shqiptare në Ballkan.

“Kurti nuk gjen ngrohtësi këtu pas sjelljeve të mëparshme të Ramës. Rama mendoj se e shikon Kurtin si një rival për influencat shqiptare në Ballkan. Kurti është një kombëtar, ndërsa Rama një ndërkombëtar dhe ndaj ai nuk i jep shumë rëndësi. Serbia është tejmase e përkëdhelur nga Evropa dhe nuk mund të vijë Vuçiçi këtu e të bëjë sikur nuk ndodhi asgjë.

Qëndrimet e Ramës janë totalisht kundra Kurtit. Gjithë perceptimi në Shqipëri është se Rama është kundër Kurtit. Kurti hyn te njerëzit që ka një farë zgjuarsie dhe i përfaqëson më mirë interesat e Kosovës dhe ai ka disa të drejta të vetat për të munguar në këto samite që janë kthyer në parada mode”, u shpreh ai.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re