Kosova duket se kohët e fundit është vënë në qendër të vëmendjes nga ndërkombëtarët për shkak të situatës së krijuar në veri dhe për qëndrimin e kryeministrit Albin Kurti.

Analisti Agon Maliqi në një lidhje direkte për ABC News ka komentuar qëndrimin e Kurtit kur një javë më parë refuzoi që të priste në një takim kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.

Maliqi shprehet se një qëndrim I tillë ka të bëjë me egon dhe me qëndrimet personale duke harruar raportet shtetërore.

Ndër të tjera ai shprehet se Kosova tashmë është e izoluar jo vetëm nga BE dhe SHBA, por me qëndrimin e fundit të kryeministrit edhe nga Shqipëria.

“Ndeshja mes dy kryeministrave ka element egosh, qëndrimesh dhe mënyra sesi e shikojnë interesin e shqiptarëve në rajon. Janë tejkaluar kufijtë në këtë lloj konfrontimi, është një shije e keqe për kundër mospajtimeve për një takim por raportet shtetërore duhet të jenë raporte shtetërore por kjo tregon dhe nivelin e izolimit ku është futur Kosova ku tashmë larg vetes ka BE, SHBA dhe tashmë edhe Shqipërinë”, ka thënë analisti.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re