Skip to content

Kurti: Opozita ka në dorë fatin e Qeverisë së re! Ose zgjedhje në dhjetor ose Konjufca 1 e zgjedhje në prill

kurti33

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në një intervistë për mediat në Kosovë, ka folur për zhvillimet rreth krijimit të qeverisë së re për të cilën ka mandatuar Glauk Konjufcën.

Kurti është shprehur se është në dorën e opozitës, nëse do të mbahen zgjedhjet në dhjetor apo në prill.

Sipas tij nëse s’do të votohet Konjufca, do të ketë zgjedhje të reja në dhjetor të këtij viti, derisa nëse bëhet Qeveria Konjufca 1, zgjedhjet e reja do të jenë në prill, kur edhe do të duhet të zgjidhet presidenti i ri.

“Opozita e ka në dorë që ta zgjedh rrugën e mëtutjeshme. Ose Kurti 2.5 drejt zgjedhjeve në dhjetor, ose Konjufca 1 drejt zgjedhjeve në prill. Cilado për ne është e pranueshme”, tha Kurti një ditë më parë.