Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i shoqëruar nga një grup deputetësh të Kuvendit të Shqipërisë u pritën në një takim në Prishtinë nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti .

Pas takimit me Ballën, Kurti deklaroi se gjatë takimit u diskutua rëndësia e bashkëpunimit të marrëveshjeve ndërmjet dy qeverive, në veçanti këto marrëveshjet e fundit në Elbasan.

“Edhe Kuvendet tona respektive do të mund të japin kontributin e tyre, duke kërkuar llogaridhënie nga qeveritë se çfarë kemi bërë për të zbatuar marrëveshjen, por njëkohësisht edhe për t’u harmonizuar e sinkronizuar sa më shumë në arenën ndërkombëtare përsa i përket politikës së jashtme.

Ne Kosovë partitë politike nuk kanë dallime, sa i përket çështjes së Kosovës, por natyrisht nuk kanë as dallime persa i përket çështjes së Shqipërisë, ndaj kjo e përbashkët e jona duhet të bëhet më funksionale dhe më aktive”, deklaroi Kurti.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re