Partia më e madhe e serbëve në Kosovë, Lista Serbe, e ka konsideruar vendimin e qeverisë për shpalljen si organizata terroriste të grupeve “mbrojtja civile” dhe “bridgada e veriut”, si plan i kryeministrit Kurti për të vijuar terrorin politik.

 

Sipas kësaj partie, ky vendim tregon që Albin Kurti është i interesuar vetëm për përshkallëzim të situatës e jo qetësim të saj, siç ndërkombëtarët kanë kërkuar.

 

Lista serbe iu bëri thirrje sërish misioneve të NATO-s dhe Bashkimit Evropian në Kosovë, KFOR-it dhe EULEX-it që të vendosin menjëherë forcat e tyre në veri për të parandaluar, sipas tyre, planin djallëzor të Kurtit.

 

Më herët, autoritetet në Kosovë kanë sqaruar se vendimi për shpalljen e këtyre dy organizatave si terroriste, nuk do të prekë askënd që mund të ketë kryer vepra penale para këtij vendimi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko