Ndonëse Kurti po bën hapa pas në mesazhet e tij dërguar ndërkombëtarëve pas masave ndëshkuese ndaj Kosovës, për nënkryetarin e Lidhjes Demokratike, kryeministri vijon sërish me kushte. Sipas Lutfi Hazirit, këto kushte nuk janë opsion në situatën në të cilën ndodhet aktualisht Kosova. Haziri ka kritikuar edhe opozitën e cila nuk po gjen forcën për të rrëzuar qeverinë Kurti.

Bashkimi Europian i bëri të qarte edhe një herë qeverisë kosovare masat që e presin për shkak të situates në veri të vendit. Kryeministri Kurti u shfaq të enjten me tone më të zbutura në mesazhin e tij drejtuar popullit dhe ndërkombëtarëve. Për Lidhjen Demokratike të Kosovës, Kurti ka bërë një hap pas, por vijon t’i vendosë kushte për një çështje ku kushtet e Losoves nuk janë opsion.

“Kurti edhe sot paraqiti një kusht politik…..do të ketë politika të ndëshkimit karshi paleve që nuk bashkepunojnë”, tha ai.

Lumir Abdixhiku, bëri të ditur se do të sjellë një plan për kalimin e krizës, me të cilin do të bashkëpunojë me grupe jashtë parlamentit dhe Kosovës. Për Hazirin, kjo bëhet për shkak se opozita nuk e ka forcën të rrëzoje qeverinë në parlament./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re