Opozita në Kosovë ka kritikuar vendmin e Albin Kurtit për të mos marrë pjesë në drekën informale të mbajtur në Tiranë ku Kryeministrat e Rajonit u mblodhën për të diskutuar mbi Samitin e Procesit të Berlinit.

Besnik Tahiri, Shefi i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës thotë se është e papranueshme që Kosova të përjashtohet nga të gjitha tryezat si pasojë e veprimeve të Albin Kurtit.

“Mos shkuarja e Kryeministrit Kurti në një takim joformal i ftuar nga kryeministri i Shqipërisë tregon logjikën e mbrapsht, inatçore, logjikën autoritare të një njeriu që udhëheq Kosovën. Është e papranueshme që Kosova të përjashtohet nga të gjitha tryezat. Kjo është joshtetformuese” tha Tahiri.

Nëpërmjet një statusi në FaceBook Avdulla Hoti, ish kryeministër i Kosovës shkuan se vendimi i Albin Kurtit për të mos qenë në Tiranë në takimin përgatitor për Samitin e Procesit të Berlinit këtë të hënë është një heqje dorë nga obligimet shtetërore dhe tallje me aspitatat e Popullit të Kosovës për integrimin Europian.

Edhe Behxhet Pacolli , ish – presidenti i Kosovës ka kritikuar qëndrimin e Kurtit ndërsa shkuran  në FaceBook se mospjesmarrja e Kosovës në Këtë takim është gjëja më e keqe që mund ti ndodh vendit.

Pacolli shkruan se me këtë veprim kënaqet Serbia dhe se keqardhja e tij lidhet me mungesën e përgjegjësisë që Albin Kurti dhe Qeveria e tij kanë treguar në këtë rast.

Ndërsa Vlora Çitaku deputete e PDK-së ka kritikuar Albin Kurtin për një sjellje fëmijnore dhe të papërgjegjshme. Çitaku shkruan në statusin e saj se Albin Kurti nuk po refuzon Ramën por po zgjedh të dëmtojë Kosovën.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko