Kryeministri i Kosovës Albin Kurti përshëndeti reagimin e DASH për lirimin i 3 policëve që u rrëmbyen nga Serbia dy ditë më parë ndërsa i bëri thirrje NATOs të gjykojë veprimin e dhunshëm të Serbisë që cënon sigurinë.

 

ALBIN KURTI

 

KRYEMINISTËR I KOSOVËS

 

“Falenderoj DASH-in që kërkoi lirimin e 3 policëve të Kosovës pa kusht. Duhet të kthehen policët dhe më pas na duhet bashkësia ndërkombëtare që të gjykojë qartë agresionin serb në Kosovë. Sepse me rrëmbimin e 3 policëve shkeli nenin 4 të marrëveshjes së Kumanovës në vitin ’94 dhe mendoj se NATO duhet të gjykojë veprimin e Serbisë dhe duhet të kërkoj të rikthehet siguria në këtë zonë.”

 

Nga Forum i Prespës, Kurti tha gjithashtu se arrestimi i tre punonjësve të kufirit ishte i planifikuar dhe i mirëorganizuar.

 

“Kriminelët që janë burgosur në Kosovë dhe policët kosovarë që janë burogsur në Serbinuk mund ti vëmë në katëegori të njëjtë. Rrëmbimi i policëve ndodhi njësoj kur Vuçiç ndodhej në ambasadën ruse duke festuar. Ndodhi në një moment kur Osmani adresohej para parlamentit europian. Një koecidencë interesante.  Bëhet fjalë për një krim të organizuar. U tregua që u bë për shkak të urrejtjes ndaj policisë sonë dhe me shumë kujdes i organizuar.

 

Sa i përket asosiacionit kryeministri deklaroi se do të vazhdojë të mbështesë modelin kroat.

 

Më herët në të njëtjtin forum, presdenti i shqipërisë bajram Begaj përsëriti qëndrimin se Kosova është një realitet politik i pakthyeshëm, ndërsa iu tërhoqi vëmendjen liderëve të Kosovës dhe Serbisë, që të rikthehen në tryezën e bisedimeve.

 

BAJRAM BEGAJ

 

PRESIDENT SHQIPERISE

 

“Dakordësia e fundit publike e arritur në Ohër mes Kosovës dhe Serbisë ishte një moment tjetër optimizmi, por që shumë shpejt duket sikur po shndërrohet në një moment zhgënjimi. Askush nuk mund të vërë sot në pikëpyetje sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës. Kosova është një realitet politik i pakthyeshëm! Por vlerësoj se është koha e duhur që liderët e këtyre dy vendeve të ndërmarrin përgjegjësitë historike, që ashtu si ata të Maqedonisë së Veriut e Greqisë pesë vjet më parë, të çojnë përpara procesin e pajtimit, si dhe normalizimin e marrëdhënieve dhe njohjen mes tyre.”

 

Për shtensionim të situtës dhe rikthmin në tryezën e dialogut kanë bërë thrrje gjithashtu SHBA dhe BE duke kërkuar nga kurti tërheqjen e kryetarëve dhe forcave të policisë  nga objektet komunale ndërsa nga Vucic bindjen e serbëve për të dalë në zgjedhje.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re