Në kuvendin e Kosovës janë zhvilluar debate të forta për tensionet dhe situatën në katër komunat veriore.

 

Kurti tha para deputetëve se përgjegjës janë zyrtarët serbë që braktisën institucionet dhe se qeveria e Kosovës ka vepruar në përputhje me Kushtetutën.

 

ALBIN KURTI

 

KRYEMINISTER I KOSOVES

 

“Përgjegjësinë e kanë ata të cilët u larguan nga institucionet. Nuk jemi kundër serbëve. I kemi ftuar të kthehen në institucione, mirëpo gabimin kardinal të Listës Serbe që i bojkotoi zgjedhjet, që i braktisi zgjedhjet nuk duhet ta paguajnë Republika jonë, por Lista Serbe”

 

Ai kërkoi mbështetje për strukturat e policisë, ndërsa tha se protestuesit po detyrohen të shërbejnë si mburojë njerëzore për sulmet e grupeve kriminale.

 

ALBIN KURTI

 

“Forcat e policisë së kosovës kanë nevojë për mbështetje. Mbështjen e qeverisë e kanë, mbështetjen e popullit e kanë. A e kanë mbështetjen e parlamentit? Ma thoni ju. Jam i vetëdijshëm që jo të gjithë ata që po marrin pjesë në grumbullimet para objekteve, janë pjesë e bandave kriminale, por janë të detyruar të shërbejnë si mburojë njerëzore.”

 

Ndërsa kryetari i PD, Memli Krasniqi, kritikoi kryeministrin duke thënë se veprimet e qeverisë së tij në veri nuk ishin në bashkërendim me aleatët.

 

MEMLI KRASNIQI

 

KRYETAR I PDK

 

“Nëse kosto është rrezikimi i raporteve me krejt aleatët e Kosovës, nëse kostoja janë ndëshkimet që tashmë kanë filluar e të cilat mund të vazhdojmë a bënë me ditë se a mënon që ja vlen. Je duke luajtur me zjarr . Del këtu e na lexon raporte e na tregon histori dhe nuk dite një fjalë me treguar pse, qysh, çka do me arrit me këto veprime të cilat absolutisht jo që nuk i ke të bashkërënduara, e që nuk i ke të koordinuara me kërkon hiq, por i ke bërë krye në vete në kundërshtim me ato që i ke deklaruar më herët bashkë me partnerët ndërkombëtar

 

Edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha se reagimet e ashpra të ndërkombëtarëve janë pasojë e keqveprimeve diplomatike dhe strategjike të kryeministrit.

 

LUMIR ABDIXHIKU

 

KRYETAR I LDK

 

“Në një situatë të pamenduar më parë të paprecedent dhe të rrallë, Kosova ende vazhdon të sulmohet prej bandave, ndërsa kryeministri i Kosovës është në sulm fatkeq ndaj miqve dhe aleatëve tanë ndërkombëtar. Si rrjedhojë Kosova ka përfunduar e përballur me tension dhe paaftësi për të ushtruar detyrat bazike kushtetuese të kryetarëve të zgjedhur në mënyrë demokratike në veri, por ka përfunduar edhe me dënim, sanksione dhe penalizmi ndërkombëtar në përmasa të papara ndonjëherë më parë. Këto reagime të sekretarit Blinken, të Bashkimit Evropian, të NATO-s dhe shteteve më mike të Kosovës kundër shtetit tonë në një kauzë të drejt janë si pasojë e keq veprimeve diplomatike dhe strategjike të një njeriu të vetëm, atij që sot e mban postin e kryeministrit të Kosovës.”

 

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kërkoi shkarkimin e Kurtit, duke i ftuar deputetët të nisin mocion mosbesimi ndaj qeverisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re