Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shtyrë për 48 orë zbatimin e fazës së dytë të vendimit për targat serbe në veri të Kosovës.

Faza e dytë e planit të qeverisë së Kosovës parashihte shqiptimin e gjobave.

Kërkesa për një shtyerje prej 48 orësh është bërë nga Shtetet e Bashkuara.

Ambasadorja amerikane ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale se i ka propozuar kryeministrit të Kosovës që të shtyhet për 48 orë zbatimi i gjobave për drejtuesit e automjeteve me targa serbe në veri të Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes Twitter-it ka bërë të ditur se e ka pranuar shtyrjen, duke thënë se “është i gatshëm të punojë në gjetjen e zgjidhjes në dy ditët e ardhshme me SHBA-në dhe BE-në”.

Kurti falënderoi ambasadoren e SHBA-së në Kosovë, Jeffery Hovenier, për angazhimin e tij dhe tha se e ka pranuar ofertën.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka shprehur shqetësimin e saj për dështimin e arritjes së marrëveshjes në takimin e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç në Bruksel më 21 nëntor.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re